Hyrja e Klienteve ne Panelin e Kontrollit

Nr. i Telefonit

Kodi Personal

          English
 
Opsionet e Iliriatelecom
Sign Up

Menaxhim on-line te llogarise suaj

CallBlast (Te mos humbasesh asnje telefonate)

Aplikime shtese

Telefonate ne pritje

Identifikim te telefonuesit

Telefonata pa pagese brenda rjetit

Mesazhe me ze

Indikator per mesazhe ne pritje (MWI)

Telefonata lokale vetem me 7-numra

3-Menyra per te telefonuar

Tarifa shume te mira nderkombetare

Fatura elektronike te pageses

 


Menaxhim on-line i llogarise suaj

Paneli yne i kontrollit ju lejon juve te menaxhoni llogarine tuaj, konfiguroni CallBlast (kombinimin yne i Percjelljes se telefonates (Call Forwarding) dhe i sherbimit me nje numer (One Number services) dhe shiko telefonatat e marra, telefonatat e munguara dhe telefonatat e kryera, dhe menaxho mesazhet tuaja me ze. Hyni ne panel nga faqja jone e internetit.

Unaza CallBlast (Te mos humbasesh asnje telefonate te ardhur)
Ky opsion i ri eshte nje kombinim i Percjelljes tradicionale te telefonatave (Call Forwarding) dhe sherbimit me Nje Numer: Me Gjeni Mua/Me Ndiqni Mua (Find Me / Follow Me). Ju mund te menaxhoni unazen e telefonatave te ardhura sa here qe te deshironi, duke i percjelle telefonatat e ardhura ne numrin e zyres suaj, ne numrin e celularit tuaj, ne numrin e shtepise suaj, ose telefonatat mund te konfigurohen ne menyre qe te bjere zilja pergjate nje kohe te caktuar, ose nje numri te caktuar zilesh, perpara se te percillet tek numri tjeter ne listen e unazes suaj te telefonatave.

Aplikime shtese
Aplikime te tjera si IPFax (dergim faksesh nga cdo aplikim i Windows dhe marrja e tyre ne formatin PDF ne emailin tuaj) dhe Softphone (berje telefonatash nga kompjuteri juaj) jane gjithashtu si opsione shtese ne panelin tuaj VoIP te kontrollit(VCP).

Telefonata ne pritje
Punon njelloj si i njejti sherbim ne telefonin tuaj klasik, vetem se nuk paguan tarife shtese per kete sherbim!

Identifikim i telefonuesit
Ju mund te shikoni menjehere se kush ju telefonon. Perseri, ky sherbim eshte includuar si nje opsion standard pa paguar tarife shtese.

Telefonata falas brenda rjetit
Ju mund te telefononi falas klientet e tjere te Iliriatelecom! Familjet tuaja dhe miqte tuaj mund te perdorin sherbimin tone kudo ne bote, dhe asnjehere nuk do te kete pagese shtese per ti kontaktuar ata.

Mesazhet me ze
Ju do te keni nje sistem te mesazheve me ze qe eshte i sofistikuar dhe me mesazh pershendetjeje te personalizuar, me opsionin per ta percjelle mesazhin tuaj zanor tek emaili juaj dhe/ose te njoftoni paisjen tuaj alpha pager. Ne menyre qe ti aksesoni mesazhet tuaja, ju duhet qe te veproni si me poshte: Ose te shtypni 00 ne telefonin tuaj, ose telefononi numrin tuaj te telefonit nga cdo numer tjeter telefoni. Pastaj shtypni * menjehere pasi te degjoni njoftimin me ze te sistemit. Keshtu ju do te jeni ne menune e mesazheve tuaja me ze, per ti degjuar ata, ose per te ndryshuar opsionet e kutise suaj te mesazheve me ze.

Indikatori i mesazheve ne pritje (MWI)
Nese ju keni mesazhe me ze te pa degjuara ende dhe telefoni juaj suporton MWI, atehere drita MWI do te pulsoje. Nese telefoni juaj nuk i suporton MWI, ju do te degjoni nje sinjal ne background kur te perdorni telefonin tuaj per te kryer telefonata.

Telefonata lokale me 7-numra
Nese keni nje prefiks qe ju e telefononi me shpesh, edhe nese ky prefiks nuk eshte prefiksi i qytetit tuaj, ju mund te konfiguroni sherbimin tuaj ne menyre qe juve t'ju duhet te shtypni vetem 7 numrat e fundit pa perfshire prefiksin ne menyre qe te kryeni telefonata brenda prefiksit te mesiperm. Ne panelin tuaj te kontrollit shenoni 1 si prefiks per Amerike-Kanada(US/Canada) dhe prefiksin e qytetit qe telefononi me shpesh.

3-Menyra te kryerjes se telefonatave
Duke shtypur butonin Flash kur jeni duke folur ne telefon, ju do te merrni nje sinjal te dyte, per te bere nje telefonate tjeter. Shtypni butonin Flash perseri, dhe te tre personat duke perfshire dhe juve, do te jeni ne konference telefonike. Perseri nuk keni pagese shtese per kete sherbim.

Tarifa shume te mira nderkombetare
Per telefonatat nderkombetare benefica e pare vjen nga partneri i Iliriatelecom, XCast Lab’s, i cili eshte i fokusuar drejtperdrejte tek telefonatat nderkombetare. Ju do te keni kualitet shume te larte, e kombinuar kjo me tarifa nga me te ultat ne tregun e telefonise nderkombetare.

Faturat elekronike te pageses
Ju do te merrni nga ne me email faturen e pageses mujore per ta paguar nese deshironi edhe me Credit Card.

Mbrapa ne krye te faqes